Kompanitë e huaja që operojnë në Shqipëri, duket se nuk kanë të njëjtin standart me vendet e origjinës.
Si mund të ndodhë që kodi i etikës i një kompanie të madhe në Europë dhe botë siç është “Sigal Uniqa Austria”, të shkelet në filialin e saj në Shqipëri nga një drejtues departamenti?
Pasi, kodi i etikës vlen për të gjithë grupin. Ky kod etike ndalon propagandën, sharjet, fyerjet, përdorimin e etiketimeve ndaj personaliteteve publike, politike etj. Pasi “Sigal Uniqa Austria”, është kompani me rregulla të forta dhe në Europë nuk mund të ndodh një gjë e tillë.
Të jesh drejtuesi i një departamenti të një institucioni dhe ke “veshur” uniformën e këtij institucioni, duhet të respektosh një kontratë që e ke me atë institucion.
Në rastin e Besnik Çobës drejtorit të shumë akuzuar, aktualisht drejtues departamenti në filialin e “Sigal Uniqa Austria” të Tiranës, ka ndodhur shkelja me të dyja këmbët e kodit të etikës.
Më poshtë gjeni provat, sesi Çobaj del kundër kodit të etikës së kompanisë “Sigal Uniqa Austria” duke zhvilluar propagandë, duke sulmuar dhe akuzuar, ndërkohë kostot i shkojnë kompanisë, pasi ky është një zyrtar i saj.
Nuk mundet që nga pozicioni i drejtuesit të një departamenti, duke shkelur kodin e etikës të sillet në këtë mënyrë, si një qytetar i lirë që nuk ka përgjegjësi dhe nuk ka një kontratë me ndonjë kompani të caktuar.
Qytetar i lirë është dikush që ka aktivitetin e tij të lirë privat dhe bën propagandë sipas dëshirës së tij, lidhur me politikën apo jo.
Por në rastin e Çobajt situata është ndryshe, pasi ai ka disa detyrime.
Duke iu drejtuar zyrtarisht kompanisë “Sigal Uniqa Austria”, në Shqipëri, drejtues të saj, thanë se po, është e vërtetë që ekziston një kod etike.
“Nuk kemi dijeni për këtë rast. Për rastet e mëparshme, që kemi pasur ne kemi marrë masa. Sot po dëgjojmë për herë të parë nga gazetarët. Do ta vlerësojmë dhe do të mbajmë qëndrim pas publikimit të fakteve dhe pasi të njihemi me ta”, thuhet në përgjigjen e kompanisë “Sigal Uniqa Austria”.
Faktet
Drejtori i departamentit në kompaninë “Sigal Uniqa Austria”, Besnik Çobaj, në rrjete sociale, nuk i kursen sharjet, fyerjet, ofendimet, akuzat ndaj njerëzve publikë dhe jo vetëm.
Duke shkelur hapur kodin e etikës, dhe prishur dëmtuar imazhin e kompanisë prestigjioze “Sigal Uniqa Austria”, Çobaj me një fjalor të papërshtatshëm, ka sharë, fyer, akuzuar, sulmuar, pothuajse të gjithë piramidën shtetërore, pozitë, opozitë, ambasadorë, polici e gazetarë. Ndërkaq ka bërë propagandë dhe thirrje për protesta.
Pre e fyrjeve dhe akuzave ka rënë Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, kryebashkiaku Erion Veliaj, ish-ambasadori amerikan Donald Lu, gazetari Ylli Rakipi dhe jo vetëm, ish-ministrat e brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Saimir Tahiri dhe shumë e shumë personalitete dhe njerëz të politikës.
Më poshtë gjeni vetëm disa nga etiketimet, sulmet, fyerjet, akuzat që u janë bërë nga Çobaj, personaliteteve të caktuar./CNA/
/Lupa.al/
Komente 1