Autoritetet Irlandeze gjetën 16 persona të mbyllur brenda një kontenieri në bordin e një anije mbrëmjen e djeshme (21 nëntor) Destinacioni i saj ishte Republika e Irlandës ndërkohë që pikënisja ishte Franca.
Punonjësja e anijes Stena Line deklaroi se të gjithë personat janë në gjendje të mirë shënetësore. Mediet raportojnë se ishte një pjesëtar i ekuipazhit i cili gjeti personat e mbyllur në kontenier.
Stena Line njoftoi menjëherë policinë si dhe zyrtarët e emigrimit në Rosslare. Nuk është hera e parë që ka pasur tentativa për trafikimin e qenieve njerëzore nga Franca drejt ishujve Britanik. Disa javë më parë u gjetën brenda një kamioni në Essex, Angli, 39 trupa të vdekur me prejardhje aziatike.