Me një pemë dhjetë metra të gjatë dhe të zbukuruar me plot 3 mijë gurë të çmuar Swaroski, kështu e ka çelur sezonin festiv kryeqyteti i Danimarkës, Kopenhagen.
“Është e adhurueshme, ndriçimi fantastik, perfekte për Krishtlindje. Për të qenë e sinqertë mund të rrija këtu ta shikoja për orë të tëra”, thotë një turist. “Është shumë e bukur. Më pëlqejnë kristalet dhe sfondi, një kombinim shumë i mirë”, shprehet një tjetër.
Pema, e cila ka kushtuar 1 milionë korona daneze (146 mijë dollarë), është vendosur në parkun e famshëm të Tivolit. Për dekorimin e saj u deshën 10 ditë, ndërsa për zbukurimin e të gjithë parkut dy jave të tjera, pasi në të janë vendosur mbi një milion drita.
Kjo është hera e parë që në Danimarkë, pema e Krishtlindjeve zbukurohet me kristale.