Ikona e basketbollit dhe sportit botëror, Kobe Bryant, ka humbur tragjikisht jetën ditën e sotme në një aksident tragjik në California.
Mediat amerikane shkruajnë se helikopteri me të cilin fluturonte ish-kampioni i Los Angeles Lakers është përplasur dhe ka marrë flakë. Autoritetet amerikane kanë nisur një hetim rreth këtij aksidenti fatal. Pak çaste pas aksidentit mediat publikuan pamjet e para nga vendi i ngjarjes.
Përmasat e tragjedisë u rritën edhe më shumë kur u mësua se në helikopterin e vdekjes ndodhej edhe vajza 13 vjeçe e Bryant, Gianna. Të gjithë personat që ndodheshin në bord, mendohet pesë, kanë humbur jetën.
Nga ana tjetër, e gjithë bota ka nisur të shprehë pikëllimin dhe dhimbjen për ndarjen nga jeta të njërit prej sportistëve më të suksesshëm në histori. Bryant ishte 41-vjeç dhe la pas gruan me 3 vajzat.
Në karrierën 20-vjeçare, Bryant fitoi 5 tituj kampion të NBA. Ai u shpall “Basketbollisti më i mirë” për vitin 2008. Bryant mbetet ikonë e Los Angeles Lakers.
Edhe me SHBA-në ai korri suksese madhore duke fituar dy medalje të arta olimpike si dhe kampionatin botëror në vitin 2010.
/Lupa.al/