Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti paralajmëroi pak ditë më parë se me qeverisjen e tij shërbimi ushtarak do të jetë i detyrueshëm. Brenda pak ditësh premtimi pritet të bëhet realitet. Të gjithë të rriturit mbi 18 vjeç, do të jenë të detyruar të kryejnë shërbimin ushtarak. Kuptohet shërbimi do jetë i kategorizuar duke ofruar lehtësira për personat në shkollë apo edhe ata të punësuar.
Kreu i Vetëvendosjes vuri theksin edhe tek krimet e luftës të kryera nga serbët në Kosovë, për të cilat tha se këto krime do të dënohen. Për të bërë të mundur dokumentimin e tyre, do të themelohet Instituti për Krimet e Luftës.
“Me qeverinë tonë, shërbimi ushtarak bëhet i detyrueshëm. Ky shërbim do të jetë në kohëzgjatje 3-mujore dhe do ndihmojë FSK-në të përmbushë detyrat dhe rolin shtesë në fushën e mbrojtjes. Do të jemi qeveri që do të bëjë dënimin e krimeve të luftës, dhe do të miratohet ligji për krimet e luftës. Do të themelojmë Institutin për Krimet e Luftës, i cili mbështet prokurorinë në dokumentimin e krimeve të luftës”, ka theksuar ndër të tjera Albin Kurtin.
Nëse ligji do të miratohet në Kuvend, Kosova i bashkohet listës së vendeve të tjera të rajonit si Greqia, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi të cilat e kanë të detyrueshëm shërbimin ushtarak. Vetëm në Shqipëri shërbimi ushtarak nuk është i detyrueshëm që prej anëtarësimit të vendit në NATO.
/Lupa.al/