Hoffenheim-Bayern Munchen, ndeshje e vlefshme për javën e 24-t të Bundesliga-s, po bën xhiron e rrjeteve sociale për episodin e ndodhur në minutën e 78-të të ndeshjes.
Tifozët e Bayern kanë shpalosur një mesazh fyes kundrejt pronarit të Hoffenheim, Dietmar Hopp ku shkruhej: “Hopp ti je bir ku**ve”, dhe ndeshja është ndërprerë për disa momente, për të rifilluar më pas me lojtarët e dy ekipeve që e kanë mbyllur sfidën duke ia pasuar topin njëri-tjetrit në shenjë proteste për gjestin e tifozëve.
The day that German football changed forever?#TSGFCB #Bundesliga pic.twitter.com/ggoxj12AaZ
— DW Sports (@dw_sports) February 29, 2020
Bayern Munich and Hoffenheim spent the last 10 minutes of their game just talking and kicking the ball between each other. 😂🤣pic.twitter.com/F4vMvd4fcW
— Footy Humour (@FootyHumour) February 29, 2020
Pas përfundimit të sfidës, të dy ekipet dhe drejtuesit e Bayern Munich i kanë dhuruar një duartrokitje të gjatë Hopp-it për t’u distancuar nga gjesti i turpshëm i tifozëve të tyre.
Përmbledhja e sfidës dhe incidenti
LEXO TJETËR:
/Lupa.al/