ELBASAN – Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e pak minutave më parë ku në qendër të qytetit të Elbasanit u raportua për të shtëna me armë zjarri, të cilat alarmuan qytetarët.
Burime shprehen se bëhet fjalë për një konlikt familjar. Arjan Ruvina ka kanosur me armë zjarri të afërmit e tij dhe gjatë momenteve të tensionit ka qëlluar në ajër.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Manastirit”.
Policia ka shkuar në vendgjarje dhe ka bërë arrestimin e Ruvinës, i cili momentalisht ndodhet në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë.
Në momentin e konfliktimit, Arjan Ruvina dhe familjarët e përfshirë në konflikt kanë qenë dy konsumuar alkool.
/Lupa.al/