Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit janë kryer 3 424 testime, nga të cilët kanë rezultuar të prekur me koronavirus 660 raste të reja.
11 është numri i viktimave të regjistruar sot, një rritje e ndjeshme në krahasim me ditët e fundit. Shqipëria numëron kështu 1210 viktima nga COVID-19.
Janë shëruar 555 qytetarë, duke e çuar në 35,551 numrin e atyre që kanë mposhtur koronavirusin që prej fillimit të pandemisë.
Përditësimi
660 të infektuar – Janë kryer 3424testime dhe kanë rezultuar pozitivë 660 qytetarë.
Qytetet e prekura – Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
241 raste në Tiranë, 44 në Sarandë, 36 në Durrës, 29 në Lezhë, 28 në Lushnje, 26 në Vlorë, 21 në Fier, 17 në Shkodër, nga 16 raste në Kurbin, Elbasan, nga 15 raste në Kavajë, Dibër, 14 në Kuçovë, 12 në Korçë, nga 10 raste në Kukës, Mat, Delvinë, 8 në Gramsh, nga 7 raste në Berat, Mallakastër, Cerrik, 6 në Has, nga 5 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Pogradec, Krujë, 4 në Gjirokastër, nga 3 raste në Pukë, Kamëz, Përmet, Selenicë, Malësi e Madhe, Peqin, Shijak, Poliçan, nga 2 raste në Mirditë, Tepelenë, Belsh, Himarë, Klos, Patos, nga 1 rast në Tropojë, Ura Vajgurore, Divjakë, Prrenjas, Skrapar,
555 të shëruar – Në 24 orët e fundit janë shëruar 555 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 35,551 që nga fillimi i epidemisë.
287 të shtruar në spital – Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 287 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
11 të vdekur sot – Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 11 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 4 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Puka, të moshave 44-84 vjeç.
COVID-19 – Statistika (05 Janar 2021)
Raste të reja ditore 660
Të shëruar në 24 orë 555
Të shtruar në spitale 287
Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 3,424
Testime totale 272,807
Raste pozitive 60,283
Raste të shëruara 35,551
Raste Aktive 23,522
Humbje jete 1210
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13650
Fier 1687
Shkodër 1330
Durrës 1190
Vlorë 955
Lezhë 925
Korçë 917
Elbasan 876
Berat 735
Gjirokastër 472
Kukës 399
Dibër 386
Apeli i MSH për qytetarët – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40. Gjithashtu në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.
/Lupa.al/