TIRANË – Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, ka rezultuar pozitiv për koronavirus. Përgjigjen e ka marrë sot një ditë pasi kishte kryer testin. Mësohet se mjeku kishte pasur simptoma të virusit për disa ditë me radhë.
Infektimi i mjekut vjen rreth dy javë pasi ai mori dozën e parë të vaksinës për koronavirusin.
Mjeku Pipero ka pohuar se është në gjendje të mirë dhe i izoluar në shtëpi.
Ai u shpreh se do të bëjë sërish testin pas 72 orësh për të kuptuar nëse është efekt i vaksinës.
/Lupa.al/