Mario Draghi është zyrtarisht kryeministri i Italisë.
Ai është emëruar ditën e sotme nga presidenti i vendit Sergio Mattarella gjatë një takimi që kishin mëngjesin e sotëm në Quirinale.
Sekretari i përgjithshëm i presidentit, Ugo Zampetti ka dhënë lajmin për mediat duke thënë edhe disa nga sfidat që do të përballet Draghi.
”Prof Draghi rezervoi të drejtën për të pranuar. Fitimi i pandemisë, përfundimi i fushatës së vaksinimit, ofrimi i përgjigjeve për problemet e përditshme, rifillimi i vendit janë sfidat,”tha ai.
Emërimi i Draghit vjen pasi kryeministri Giuseppe Conte dha dorëheqjen pak ditë më parë, pasi ai humbi shumicën e tij qeverisëse për shkak të skandaleve në lidhje me menaxhimin e pandemisë dhe përçarjes me partinë e ish-Kryeministrit Matteo Renzi, Viva Italia.
/Lupa.al/