Kryeministrat e 4 vendeve të Bashkimit Evropian, Danimarkës Mette Frederiksen, Austrisë Sebastian Kurz, Çekisë Andrej Babis dhe Greqisë Kyriakos Mitsotakis i kanë dërguar një letër Komisionit Evropian në mënyrë që të mbyllin sa më shpejt një marrëveshje për vaksinat me kompaninë farmaceutike Johnson & Johnson.
Në letrën e shkruar ata i kanë kërkuar Presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen që të veprojë sa më parë dhe të sigurojë vaksina për vendet e BE-së.
“Nëse kjo mund të rrezikojë qasjen e BE-së në vaksinën J & J, atëherë ne duhet të punojmë për këtë çështje në kohë për të gjetur një zgjidhje tani e tutje, me synimin për të gjetur zgjidhje me kompaninë për të furnizuar edhe vendet e BE,”thuhet në letër.
Kjo kërkes e këtyre vendve ka ardhur për shkak të mungesave të vaksinës nga kompainitë e tjera si Pfizer/BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca.
/Lupa.al/