Gazetari i njohur i kronikës, Elton Qyno, zbardh një fakt mjaft interesant, pas operacionit të SPAK në Gjykatën e Krujës.
Në pranga ra gjyqtarja famëkeqe që lironte kriminelët, Enkeleda Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku. Të dy në bashkëpunim lironij “të fortët” në këmbim të milionave.
Gjyqtarja në fjalë nga liruar nha burgu ish-anëtarin e Bandës së Durrësit, Endrit Dokle dhe Genc Tafilin, i dënuar për vrasje.
Sipas SPAK, kemi të bëjmë me një skemë kriminale mes gjyqtares, sekretares së saj dhe avokatit.
Mirëpo gazetari Elton Qyno shkon edhe më tej. Ai thotë se gjyqtaren Hoxha dhe avokatin Tabaku nuk i lidhinin vetëm paratë që paguanin të dënuarit në këmbim të lirisë, por mes tyre ka edhe një lidhje intime. Ata janë të dashur.
Më poshtë postimi i Elton Qynos në Facebook
Sot në burgun e Fushë-Krujës, është mbajtur 5 minuta heshtje totale, për arrestimin e çiftit të dashnorëve, gjyqtares Enkelejda Hoxha dhe avokatit anonim, Aldo Tabaku.
Të burgosurit humbën dritaren e tyre të komunikimin me lirinë, pasi gjyqtarja Hoxha dhe avokati i mirënjohur Tabaku, kujdeseshin çdo ditë për lirinë e tyre, mjafton të kishte karburantin financiar në rregull.
Të burgosurit kanë derdhur lot sot, Nga sot, s’do depozitojnë më kërkesa në gjykatë për lirim me kusht.
Planet për lirimin e të dënuarve nga qelia, çifti i dashnorëve i bënte pas kalimit të 1 ose 2 orgazmave në një apartament sekret në Tiranë.
Tabaku natën bënte betejë në krevat me gjyqtaren, ndërsa ditën vijonte betejën ligjore me të, në sallën e gjyqit.
Enkelejda Hoxha me dashnorin e saj Tabaku, kanë liruar sa e sa persona të rezikshëm, duke i lënë të lirë rrugëve të Shqipëri.
Rasti i fundit që po përgatij nga kjo dyshe dashnorësh, ishte dhe ai i Genc Ferhatit, të fortit të rrugës së Kavajës, por që në momentin e fundit ai u tërhoq nga kërkesa për lirim…, pasi çështja i ka rënë një gjyqtareje tjetër në Krujë.
Çifti i dashnorëve tashmë përfundoi nga apartamenti sekret në zonën e “5 Majit” në një dhomë tek 313 në rrugën “Jordan Misja” Tiranë.
Kjo zonja dhe dashnori i saj, kulmin arritën me lirimin e Endrit Dokles.
Zani Ccaushi, plasi të transferohej nga burgu i Drenovës në Fushë-Krujë, por jo s’ia arriti qëllimit.
/Lupa.al/