Ka degjeneruar debati në emisionin Zonë e Lirë të Arjan Çanit, ky dy të ftuarit Arjan Çuri dhe Julian Zyla e kanë orientuar debatin në ofendime personale. Çuri ka arritur deri aty sa t’i thojë Zylës se gruaja jote po ankohet te shokët për impotencën tënde seksuale.
“Për shkak të impotencës tënde seksuale, gruaja juaj është ankuar te shokët. Ça ka bashkëshortja jote që ankohet për performancën tënde seksuale? Të vish këtu e të tregosh se kush nga ne ka allatet më të mëdhaja është shumë gabim. Sjellja e tij histerike varet nga impotenca e tij”- i adresohet Arjan Çuri.
Në kundërpërgjigje, Zyla e akuzoi Çurin se ka prirje homoseksuale.
“Ai po thotë një gënjeshtër dhe është njësoj si unë ti them Çurit t’i je homoseksual. Ajo nuk ankohet, se unë nuk e kam fare atë problem që thua ti, je shumë gabim. Bashkëshorten time e kam njohur pas UET-it”– i kundëpërgjigjet.
DEBATI:
Zyla: Dua t’i bëj një ndjesë publike Çurit se herën e dytë që e takova nuk e mbajta mend. Ishte hera e fundit, se më pas e mbajta mend. Duhet të të kërkoj falje dy herë. I kërkoj ndjesë publike.
Çuri: Herën e dytë kur më ke parë ke qenë me një motor të vogël Scuter dhe më tha Iljazaj se ka Zyla një kompani sallatash, shpërndante sallata bio, sallata ruse, kineze, falimentoi. Shpërndarës sallatash i jashtëzakonshëm.
Zyla: Përsa i përket punës, unë jo vetëm që nuk komplesohem, por isha student dhe punoja. Unë nëse do kem dëshirë dhe nëse do dështoj, do ringrihem dhe nuk ka asnjë person që bën mirë kur kërkon të bëjë qesharake një person që ka të bëjë me punën.
Çuri: Ti u fute në histori personale.
Zyla: Çuri nuk bën mirë të rikudilizojë punën time. E ka kot…
Çuri: A është gënjeshtër apo e vërtetë që ke pasur një kompani sallatash bio?
Zyla: Kur kam një ide biznesi e realizoj. Njerëzit do bëhen kuriozë dhe do shohin kë ndjek ai në Instagram. A dashuron ndonjë mashkull? Është koicidencë që ke 35 meshkuj në Instagram?
Lapaj: O Çani, i shërben modelit të vjetër kjo padashje.
Arian Çurri: Ai u fut në dhomën time të gjumit. Ti je mashkulli më impotent, është bërë legjendare në rrjet. Shokët e tu… A u more me krevatin tim…
Julian Zyla: Kam një vajzë 2-vjeçe…
Arian Çurri: Vajza nuk ka lidhje fare.
Lapaj: Është orar familjar o Çani.
Arian Çurri: Po të intereson jeta ime personale jam i nderuar. Po gruaja jote shkon dhe ankohet tek shokët e tu se nuk iu shkojnë punët mirë. Ai u fut në dhomën time të gjumit. Unë vëlla besoj se nuk ka orientime seksuale, ka njerëz që dashurohen. Nuk kam dashuruar djem. Ata që kam në Instagram jam rritur me ata. Ti ke patur dhe ke kriza të jashtëzakonshme në familje. Je mashkulli më impotent… Këto nuk i kam nga Instagrami, i kam nga shokët e tu. Ti si dole në atë konkluzion vetëm nga Instagrami im? Ty po të intereson kaq shumë jeta ime seksuale jam i nderuar. Një sfidë do i bëj Julianit, të sjelli një femër të preferencës së tij dhe unë në sy të Julianit do kryej një akt seksual që të bindet për orientimin tim.
Në fund moderator Arjan Çani ëstë munduar të qetësojë situatën duke iu drejtuar Zylës se ai nuk duhet të mërzitet, por ky i fundit u shpreh se nuk mërzitet aspak sepse Çurri gënjeu.
/Lupa.al/