Reshjet e dendura të dëborës kanë prekur thuajse të gjithë vendin.
Në Korçë raportohet për 16 cm borë, në Peshkopi 10, Elbasan 3 cm, Shkodër e Lezhë 2 cm.
Aktualisht probleme me lëvizjen e automjeteve ka në disa akset. Lupa.al sjell foto nga zonat e prekura nga bora.
Probleme ka në akset rrugore Milot-Burrel-Peshkopi, Elbasan-Librazhd si dhe Pogradec-Korçë. Në Elbasan-Librazhd rrugë është bllokuar dhe radha e automjeteve arriti në disa kilometra.
Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. E njëjta situatë vlen edhe për aksin Librazhd-Prrenjas-Qafë Thanë.
Shërbimi Meteorolgjik Ushtarak njofton se reshjet e borës do të vijojnë intensive edhe për gjatë orëve në vijim, duke zgjeruar edhe hartën e qyteteve të prekura.
/Lupa.al/