Mbretëresha Elizabetë ka komentuar më në fund, intervistën që Princ harry dhe Meghan Markle dhanë në SHBA. Në intervistë Harry dhe Markle, zbuluan shumë sekrete si dhe të gjithë eksperiencën e tyre në Pallatin Mbretëror. Teksa dërgjoi intervistën, Mbretëresha deklaroi se është shumë e pikëlluar për periudhën e keqe që Meghan dhe Princi kaluan dhe tha se të gjitha akuzat e tyre do të adresohen brenda pallatit. Në fjalën e saj, Mbretërsha gjithashtu tha se Meghan, Harry dhe djali i tyre do të jenë gjithmonë të mirëpritur në Pallat.
“E gjithë familja është e pikëlluar për të mësuar se sa sfiduese kanë qenë vitet e fundit për Harry dhe Meghan. Çështjet e ngritura, veçanërisht ajo e racizmit, janë shqetësuese. Ndërsa disa kujtime mund të ndryshojnë, ato merren shumë seriozisht dhe do të trajtohen nga familja privatisht. Harry, Meghan dhe Archie do të jenë gjithmonë shumë familjarë të dashur,” thuhet në deklaratë.
Në nje intervistë që, Meghan dhe Harry bënë para dy ditësh në SHBA, për qendrimin e tyre në Pallatin Mbretëror, zbuluan të gjithë eksperiencën e tyre të keqe në Pallat.
/Lupa.al/