Epidemiologu amerikan, Anthony Fauci, ka paralajmëruar njerëzit që mos të ndalojnë mbajtjen e maskave. Në një intervistë, Fauci tha se është shumë e rrezikshme që të lehtësohen masat anti-Covid menjëherë por duhet që vendet të hapen pak nga pak. Ai gjithashtu ka theksuar se duhet që të bahskëpunojnë të gjithë në mënyrë që të mposhtin virusin.
“Është e rrezikshme të hapësh biznese me kapacitet të plotë dhe t’i japësh fund përdorimit të maskave tani në mes të pandemisë. Duhet të jemi të kujdesshëm. Të paktën, njerëzit duhet të vazhdojnë të mbajnë maska. Virusi ende qarkullon shumë në komunitet. Ka dritë në fund të tunelit … por ne duhet të vazhdojmë të vendosim këmbën në pedale kur bëhet fjalë për masat e shëndetit publik,”ka thënë Fauci.
Ky paralajmërim i Faucit ka ardhur, pasi shteti i Teksasit ka vendosur që mos t’i mbajë më maskat të detyrueshme, por t’i lërë në dorë të qytetarëve.
/Lupa.al/