Kelmend Meraj, i njohur në rrjete sociale si “TheOnlyKeli”, tashmë është pjesë e industrisë muzikore.
“TheOnlyKeli” ka publikuar së fundmi këngën “Majt-Djatht” ndërsa në pak ditë numëron mbi 20 mijë shikime në ‘You Tube’.
Sa i përket këngës, muzika u punua nga vetë Keli, ndërsa produksioni nga Anxhelo Koçi.
Keli u bë i njohur për publikun në vitin 2018 nga videot që publikonte në rrjetin social ‘Tik Tok’, ndërsa tashmë duket se po shijon ëndrrën e tij.
“TheOnlyKeli” në ‘Instagram’ numëron 1 milionë ndjekës.