Artan Gjermeni është një nga gjyqtarët më të korruptuar dhe të degjeneruar në Shqipëri. Pas përleshjes me thika me ish-gjyqtarin Skënder Haluci për sekretaren bionde, ku edhe mbeti i plagosur, Gjermeni nuk hoqi dorë nga bëmat seksuale, duke përdorur kryesisht paratë e korrupsionit për të mbajtur pranë tij femra të ndryshme.
Ai gënjeu duke thënë se ishte çarë me një llamarinë në garazh, ndërsa i shpëtoi ndëshkimit për 20 mijë eurot korrupsionit që iu gjetën në makinën SMART. Drejtësisë i shpëtoi edhe kur shërbente si ushtar i bandës së Aldo Bares dhe kur Enver Dondollaku i dërgonte femra nga Lushnja.
Vitet e fundit, gjyqtari Artan Gjermeni u turbullua sapo pa në korridoret e Gjykatës së Tiranës gazetaren e re A., e ardhur nga rrethet, nga një familje e varfër, një vajzë e hijshme, me luhatje të forta emocionale, me një histori dhunimi, por e etur për eksperienca me njerëz që i dukeshin më lart se vetja, e natyrshme, kureshtare, ndonjëherë e shfrenuar, tepër naive dhe energjike.
Gazetarja A, në kushte të vështira ekonomike dhe emocionale, ra menjëherë pre e gjyqtarit Artan Gjermeni, i cili nisi ta joshte me paratë e korrupsionit dhe pushtetun e çekiçit korruptiv.
Brenda disa ditëve, gazetarja A u shndërrua në dashnoren kryesore të gjyqtarit, të cilit më shumë se apekti fizik, i punonin paratë e pista. Aktivitetin e varfër në shtrat, Artan Gjermeni e kompesoi me lëvizje të tjera që ia mundësonin paratë e korrupsionit.
Gjyqtari Gjermeni e pajisi gazetaren A me patentë për drejtimin e makinës. Më pas pas i dha një makinë ‘Range Rover’, me të cilën gazetarja nisi të lëvizte nëpër Tiranë. Krahas ‘Range Rover’, Gjermeni i bleu edhe një makinë tip ‘Mazda’. Zarfet me euro ishin të zakonshme çdo javë, veshjet e shtrenjta dhe sidomos palltot deri në 800 euro.
Mijëra euro ryshfeti për ulje dënimi dhe mbyllje dosjesh, i hodhi për ndërhyrje estetike në fytyrën e gazetares A, drejtim dhëmbësh, tonifikim etj. Të gjithë këtë informacion dhe shumë detaje të tjera, SPAK dhe Komisioni i Vetingut, mund t’i dokumentojë me disa verifikime të thjeshta.
Artan Gjermeni i ka ditët e numëruara në drejtësi. Pasuria e tij, e cila kryesisht buron nga korrupsioni me çekiçin e gjyqtarit, do jetë objekt i SPAK.
Gazetarja A ka një mundësi të artë për të hyrë në histori, nëse kthehet në bashkëpunëtore e SPAK, si viktimë dhe e shfrytëzuar nga një prej gjyqtarët më të korruptuar në Shqipëri. Gazetarja A është një viktimë e drejtësisë së degraduar, por edhe e fatit të keq të saj.
Në vijim detaje nga bëmat seksuale të gjyqtatit Gjermeni me gazetaren/dashnore A dhe disa biseda kompromentuese mbi aktivitetin e tij korruptiv./ Prapaskena
/Lupa.al/