Zbardhen të tjera detaje zbulohen për ngjarjen e ndodhur të shtunën në Elbasan në lagjen “Emin Matraxhiu” ku u qëllua me armë zjarri nga një automjet “Mercedes Benz” 4×4 ndaj pjesëtarëve të fisit Çapja. Nga burime policore mësohet se objektiv ishte Ardian Çapja, 49 vjeç, i cili ndodhej pranë banesës së tij kur është qëlluar nga persona ende të paidenitifikuar, por nuk është prekur nga plumbat.
Ndërkohë mësohet se në Elbasan kanë zbarkuar Forcat RENEA dhe po ushtrojnë kontrolle të imtësishme në rrugët e qytetit dhe aksin nacional Elbasan-Tiranë dhe Elbasan-Librazhd, për të rënë në gjurmët e autorëve. Autorët kanë qëlluar nga një distancë e afërt dhe synimi ka qenë ekzekutimi i Ardian Çapjas i cili ndodhej pranë lokalit të tij. Ardian Çapja është tentuar të vritet edhe 6 muaj më parë me një predhë pranë banesës, por që nuk shpërtheu.
Ardian Çapja është vëllai i Sokol Çapjes, ish-pronari i hotel Univers, i cili u ekzekutua me armë silenciator në një atentat brenda në lokal në qytetin e Elbasanit në vitin 2005. Vrasje kjo e cila shërbeu si pikënisje për një seri atentatesh të përgjakshme në qytetin e Elbasanit.
/lupa.al/